Pasi prezantoi së fundmi Mondeo-n e ri në Kinë, Ford tani ka ofruar një tjetër sedan të ri, gjeneratën e re Taurus, i cili do të shitet në Lindjen e Mesme.
Sidoqoftë, Taurus i ri është në fakt vetëm Mondeo kinez, i cili ka marrë disa ndryshime për Lindjen e Mesme (në parakolpin e përparmë dhe në brendësi), dhe kinezi Changan Ford është gjithashtu përgjegjës për prodhimin.
Makina është e gjatë 4935 mm, e gjerë 1875 mm, e lartë 1500 mm dhe ka një bazë rrote prej 2945 mm.
Një pjesë e pajisjes përbëhet nga instrumente dixhitale, sistemi multimedial me ekran me prekje, cruise control adaptiv, sistemi automatik i frenimit, sistemi i mbajtjes së korsisë, monitorimi i pikave të verbër.
Nën kapakun e Taurus-it është një turbo benzinë 2.0 EcoBoost, fuqia e të cilit nuk është bërë e ditur (mondeo kineze ka 238 kuaj fuqi) dhe shoqërohet me një kambio automatike me 8 shpejtësi./FrontOnline/