Lepurushja braziliane e Playboy, Susie Cortez, pohon se pronari e dëboi nga akomodimi në Airbnb sepse ajo është ‘shumë e bukur’. Ajo thotë se shpenzoi gati 1000 dollarë në një apartament në Sao Paulo në janar dhe pronari e dëboi atë pas më pak se 48 orësh.
“Dhe kjo është vetëm sepse dukesha shumë seksi”, tha ajo, duke shtuar se mikpritësi i hodhi gjërat e saj në kosh plehrash.
“Ky është paragjykimi dhe makthi më i madh që kam përjetuar ndonjëherë. Jam jashtëzakonisht e turpëruar dhe e tronditur mendërisht. Një udhëtim për të parë prindërit e mi u kthye në një film horror”, tha ajo për Jam Press.
“U trondita kur nikoqiri hyri në banesën ku isha unë dhe mori gjërat e mia dhe i hodhi në kosh”, thotë lepurushja, duke shtuar se nikoqiri u ankua për rrobat e saj, e mbi të gjitha për një palë veshje për stërvitje.
“Edhe policia mendoi se ishte absurde. Unë jam viktimë e gjithë kësaj dhe pse? Për shkak të paragjykimit sepse jam e famshme apo sepse kam qenë në kopertinat e Playboy në mbarë botën?”, pohon Cortez.
Cortez theksoi se nuk mund të kishte asnjë arsye tjetër pse mikpritësi e nxori jashtë dhe theksoi se ajo nuk i ka bërë asnjë dëm pronës. “Ekipi ynë është duke i hetuar këto akuza, duke përfshirë pretendimin e fundit të të ftuarit për diskriminim. Ne vazhdojmë të mbështesim të dyja palët në zgjidhjen e problemit dhe do të ndërmarrim veprimet e duhura në përputhje me rregullat tona”, tha zëdhënësi i Airbnba për New York Post./FrontOnline/