Pretendimet e Dick Martyt e kanë dëmtuar Kosovën më shumë se sa vetë Serbia.
Kështu po pohon Hisen Berisha, ish-komandanti i UÇK-së.
“Gjykata e Specializuar është dashur të themelohet, pasi pretendimet e Dick Martyt dëmtuan Kosovën më shumë se Serbia”, tha Hiseni në emisionin ‘Prime Time’.
Pretendimet e Dick Martyt, sipas tij janë hedhur në ujë dhe nuk qëndrojnë.