Vjosa Osmani edhe zyrtarisht e ka nisur punën sot si presidente e Republikës së Kosovës, derisa në takimi e parë ka pritur kampionen olimpike Majlinda Kelmendin, e cila ishte e shoqëruar me trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës Agron Kuka,
“Aty ku edhe politika edhe diplomacia kosovare ka dështuar, ka qenë Majlinda, Nora e Distria dhe gjithë garuesit tjerë bashkë me trajnerin Driton Kuka që na kanë bërë zemrën mal duke e nderuar dhe duke e lartësuar shtetin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Osmani në takim.
Në anën tjetër Kelmendi, e ka falënderuar presidenten për këtë takim, me shpresë se ajo do të jetë e pranishme gjithmonë aty ku sportistët kanë nevojë për mbështetje. /Demokracia.com