Presidentja e Sllovenisë, siç raporton Klankosova.tv, ka thënë se shanset më të vogla për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor i ka Kosova.
“Për fat të keq, perspektivën më të dobët për anëtarësim nga shtetet e rajonit të Ballkanit e ka Kosova”, tha Natash Pirc Musar, teksa theksoi se presidentja Osmani ka kërkuar më shumë ndihmë nga shtetet anëtare.
Këto komente, presidentja sllovene i bëri gjatë samitit Brdo-Brijuni në Tivat të Malit të Zi.
Ndër të tjera, në deklarimin e saj para mediave, ajo tha se Mali i Zi ka zhvillimin më të mirë dhe perspektivën më të mirë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim eventual në BE.
Po ashtu, Pirc Musar tha se Shqipëria është më së afërmi për anëtarësim, duke theksuar se do të hapë kapitullin e parë më 15 tetor, raporton Klankosova.tv.