×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja sllovene arrin në Kosovë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc ka arritur në Kosovë.

    Ajo është pritur nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi në aeroportin “Adem Jashari”.

    “Mirësevjen presidente”, ka shkruar Rexhepi në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi me Pirc.

    May be an image of 8 people and helicopter

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Sllovenisë thuhet se ajo do të jetë e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash. Aty thuhet se dyshja në fjalë do të vizitojnë pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura Sllovene, pra forcat që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

    Pirc do të takohet me shtabin komandues të këtij operacioni dhe do të mësojë për detyrat dhe projektet që Sllovenia po i zbaton në Kosovë.

    Ajo do të marrë pjesë edhe në një koncert të grupit të Forcave të Armatosura sllovene “Naboj”.

    Ndër tjera thuhet se Pirc do të takohet edhe me komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites se djeshme kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore. Në njoftimin e...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët...
    Front TV18 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që prej kthimit të tij nga Sllovenia është duke shmangur gazetarët dhe mediat. Herën e parë kur...
    Të tjera
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Kampioni evropian, Real Madrid do të përballet sonte me ekipin meksikan, Pachuca në finale të Kupës Interkontinentale 2024. Ndeshja do të nisë...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Rovena dhe Sara kanë shijuar dushin sot nën tinguj muzikor të zgjedhur nga Vëllai i Madh. Zëri i Taynas qe ai që...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, e kanë nisur ditën në humor të mirë. Ata e shijuan mëngjesin dhe e...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për  themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Në një...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Haxhi Shala ka thënë se ka rënë dakord me mbrojtjen e tij që të pranojë marrëveshjen e fajësisë për çka akuzohet nga...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Observatori i Futbollit, CIES, ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më të aktivizuar gjatë vitit 2024, ku Granit Xhaka renditet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.