Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington në forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s.
Shefja e shtetit sot ka publikuar një fotografi bashkë me Sekretarin Blinken, të cilin e ka falënderuar për pritjen dhe diskutimin e mbajtur në kuadër të forumit.
Osmani ka thënë se aleanca me SHBA është gurthemel për stabilitetin dhe për të ardhmen globale.
“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.