×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë

    FrontOnline
    23 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar ata urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
    “Kjo ditë është një mundësi e veçantë për t’i afirmuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore që komuniteti turk i ka dhënë dhe vazhdon t’ia japë shoqërisë sonë”.
    “Vlerësojmë kontributin e pandërprerë të këtij komuniteti për ndërtimin e një Kosove demokratike, të barabartë dhe ku secili qytetar, pa dallim, ndjehet i respektuar dhe i përfaqësuar”, thuhet në urimin e presidentes Osmani
    Për nder të kësaj dite dhe me propozim të përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit turk, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Prof. Dr. Nimetullah Hafız, për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në Kosovë, si dhe edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e harmonisë ndëretnike në vendin tonë.
    Presidentja Osmani, dekoratën do t’ia dorëzojë profesor Hafizit në një ceremoni të veçantë që do të mbahet ditëve në vijim, shkruhet tutje në njoftimin e presidencës në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.