Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka qëndruar në Sofje, ku është takuar me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanvic.
Osmani gjatë këtij takimi ka thënë se Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, transmeton Front Online.
Ajo tutje ka theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vazhdon në fushën e mbrojtjës, në ekonomi dhe fusha të tjera.
“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka thënë Osmani. /Front Online/
Postimi i plotë: