×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani pranon “Raportin për Kosovën” të Komisionit Evropian

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili ia dorëzoi “Raportin për Kosovën 2024” nga Komisioni Evropian.

    Raporti i sivjetshëm vlerëson pozitivisht progresin e Kosovës në disa fusha, si dhe identifikon sfida në disa fusha të tjera. Me këtë rast, presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për integrimin në BE.

    Në një komunikatë për media thuhet se Osmani u shpreh se zgjerimi i BE-së do të kontribuojë jo vetëm në prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe në paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

    Më tej, presidentja ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, një element që është theksuar edhe në raport.

    Në takim u diskutuan edhe gjetjet e raportit, të cilat nënvizojnë nevojën për adresimin e mospërputhjeve në fusha të caktuara. Presidentja theksoi se këto gjetje duhet të trajtohen me prioritet, me qëllim të avancimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

    E para e shtetit potencoi se është shumë me rëndësi që raporti ka ritheksuar nevojën e përsëritjes së procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, duke respektuar parimet e transparencës dhe meritokracisë.

    Ndërkohë, raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të presidents Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës

    Ndërkohë, raporti i sivjetshëm veçon përpjekjet e pandalshme të presidents Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS). Aty theksohet vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja tha se në çdo luftë, ushtritë nuk i pranojnë se kanë humbje dhe i ekzagjerojnë fitoret e veta. Andaj,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka bërë të ditur se e ka ndekur me shqetësim të thellë publikimet...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për...
    Sport05 Nëntor 2024
    Liverpooli ka dy lojtarë që rrezikojnë të suspendohen për ndeshjen ndaj Real Madridit në Champions League, që do të thotë se duhet...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur procedurat e përgatitjeve për procesin e zgjedhjve, që do të mbahen më 9 shkurt...
    Vip05 Nëntor 2024
    Natën e mbrëmshme pjesë e shtëpisë më të famshme në vend BBVK ka hyrë si banor Atilla Kardesh, i njohur si ish-bashkëshorti...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Vetëm disa orë përpara se dhjetëra miliona amerikanë të drejtoheshin në qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, agjencitë amerikane të zbulimit lëshuan...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vlerësuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e vuajnë burgun për luftën e tyre për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.