×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani: Përkushtimi dhe sakrifica e Ilaz Kodrës janë simbol i luf*tës për liri

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi sot 26 vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra.

    Përmes një postimi, Osmani ka thënë se përkushtimi dhe sakrifica e Ilaz Kodrës janë simboli i luftës për liri.

    “Përkushtimi dhe sakrifica e Ilaz Kodrës janë simbol i luftës për liri. Sot, e kujtojmë me respekt, guximtarin e jashtëzakonshëm dhe udhëheqësin, i cili qëndroi gjithmonë i palëkundur për kauzën për liri e shtet. Si një nga shtyllat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai besoi, luftoi dhe ra për liri”, ka thënë Osmani.

    Tutje ajo shprehet se Ilaz Kodra ishte më shumë se një komandant, një frymëzim dhe një simbol i guximit të pakufishëm dhe i sakrificës.

    “Në çdo hap të rrugëtimit të tij, Ilazi ishte më shumë se një komandant, një frymëzim, një simbol i guximit të pakufishëm dhe i sakrificës. Me qetësinë dhe forcën që e karakterizonin, ai udhëhoqi radhët e UÇK-së, në fazat e para të organizimit dhe aksioneve luftarake. Por, më 30 prill 1999, heroizmi i tij arriti kulmin, kur ra në betejën e Shtuticës, duke u bërë gardian i përhershëm i lirisë dhe Republikës sonë. Rënia e tij ishte një humbje për të gjithë, por trashëgimia e tij është frymëzim për brezat.Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Ilaz Kodra”, ka thënë tutje Osmani!

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një...
    Sport30 Maj 2025
    Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues te Barcelona që nga ardhja e tij verën e kaluar te gjigantët e La Ligës....
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.