×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë.

    Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të rëndësishme kulturore.

    Ajo është gjithashtu një moment për të bashkuar njerëzit dhe për të kujtuar rëndësinë e dashurisë dhe mbështetjes së ndërsjellë.

    “Darka e Lamës” daton që nga shekulli i V-të dhe shënon mbarimin e verës, kohën kur ne i mbledhim frutat, të lashtat e bereqetin dhe i shprehim falënderimet tona për të mirat e sivjetme.

    “Darka e Lamës” është pjesë e një trashëgimie të pasur shpirtërore, të cilën shqiptarët e kanë trashëguar dhe e kanë ruajtur qysh nga kohët e hershme.

    Krahas festave të tjera, “Darka e Lamës” u ka mbijetuar shekujve dhe është bartur deri në ditët tona, duke u bërë kështu pjesë e rëndësishme e kulturës sonë të lashtë dhe duke ndikuar në ruajtjen dhe kultivimin e shpirtit tonë solidar.

    Shekuj me radhë, nën shenjën e dashurisë për njëri-tjetrin e respektin ndaj miqve, shqiptarët i kanë dhënë krahë njëri-tjetrit në kultivimin e bereqetit e në mbledhjen e tij, në darkën që është shtruar si shenjë falënderimi për të mirat e mbledhura.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të shtunën pasdite ka qenë edhe në Suharekë. Ai ka thënë se edhe në Suharekë...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se më Kuvendi i Kosovës nuk funksionon ngase nuk ka...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Banorët janë sfiduar këtë të shtune për buxhetin. Në oborrin e shtëpisë, secili nga ta duhet të peshkojnë peshqit me magnet brenda...
    Lajme26 Tetor 2024
    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar pushtetin lidhur me përndjekjen e gazetarëve. Reagimi i Halimit vije pas një...
    Sport26 Tetor 2024
    Kosova ka arritur një fitore të madhe në përballjen vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të Botërorit, duke mposhtur Bosnjë-Hercegovinën me rezultat...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se policia maqedonase ka arrestuar një shtetas të Kosovës...
    Vip26 Tetor 2024
    Pas një serie përplasjesh dhe ofendimesh që Rezi i bëri Gresës, situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm....
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi nga Nju Jorku ku po mban një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje, se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.