×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani me ftesë të Presidentit Erdoğan merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.

    Forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.Presidentja Osmani në Forumin e Antalisë, do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.

    Gjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

     

    Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot mbush 43 vjet. Ajo ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili e quajti...
    Lajme17 Maj 2025
    Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Politologu, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar takim në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Tolaj në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Haradinaj thotë se Tolaj dallohej nga...
    Kronika17 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë janë sekuestruar katër armë dhe janë arrestuar dy persona. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme17 Maj 2025
    Më 24 maj të këtij viti bëhen 24 vjet nga vrasja e Ridvan Qazimit, i njohur me nofkën komandant Lleshi. Ai ra...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se propozimin për “shmangie të rregullores së Kuvendit” dolën për shkak se opozita “s’po reflekton” për...
    Vip17 Maj 2025
    Luana Vjollca, drejtuesja e Ferma VIP, ka bërë një “dedikim të madh” dashurie, siç e quajti ajo, LIVE gjatë spektaklit me të...
    Vip17 Maj 2025
    Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.