×
  • Sport
  • Sport

    Presidentja Osmani komenton incidentin në ndeshjen Spanjë – Kosovë: Ishte për keqardhje, nuk duhet politika në sport

    FrontOnline
    27 Prill 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer ta komentojë incidentin e ndodhur muajin e kaluar në ndeshjen Spanjë – Kosovë.

    Televizioni shtetëror spanjoll ia vendosi Kosovës emrin me shkronja të vogla në tabelën e rezultatit, shkruan FrontOnline.

    Një gjë e tillë shkaktoi bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

    Këtë incident, Osmani e ka komentuar tani për mediumin spanjoll, “El Pais”.

    Ajo thotë se “asnjë qytetar i Kosovës” nuk është ndjerë mirë për këtë veprim të spanjollëve.

    “Asnjë qytetar i Kosovës nuk është ndier mirë për atë incident sepse ne besojmë që sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo e kundërta, nuk duhet të ketë politikë në sport”, deklaroi Osmani.

    “Ishte mjaft për keqardhje, shpresoj që kjo episodë të mbetet prapa nesh dhe të kemi mundësi më të mira për të bashkëpunuar në të ardhmen e afërt, duke konsideruar se Kosovën çfarë është dhe do të mbetet gjithmonë: Republika e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarëur është këtu për të qëndruar”, shtoi ajo.

    Ndryshe, ky incident kishte ndodhur në ndeshjen Spanjë – Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Babai i Neymar Junior ka dhënë detaje që lidhen me vendimin e të birit të tij për ta refuzuar ofertën e Real...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Ishte viti 2011, Simone Farina ishte gati 30 vjeç dhe luante në ekipin Gubbio, në Serie B. I cingëron telefoni: “T’i japim...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Garuesja e snowboardit, Sophie Hediger ka vdekur nga goditja prej një orteku të borës. 26-vjeçarja, e cila përfundoi dy herë në podium...
    Të tjera
    Vip25 Dhjetor 2024
    Këngëtarja Parashqevi Simaku ka përçuar një mesazh të ngrohtë urimi për festën e Krishtlindjeve, duke shprehur dashuri dhe respekt për shqiptarët kudo...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për Azerbajxhanin dhe Kazakistanin pas aksidentit të rëndë ajror që la pas dhjetëra viktima...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur poshtë ankesën e ish-Presidentit Hashim Thaçi lidhur me pretendimet për shkeljen e...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Kompania ajrore, Azerbajxhani Airlines, ka publikuar një listë të pasagjerëve që ishin në aeroplanin që pësoi aksidentin tragjik. Ajo thotë se avioni...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Këngëtari Bardhyl Idrizi- Bardhi sot feston ditën e lindjes. Bardhi ka mbushur 27 vite jetë, e për këtë bashkëshortja e tij ka...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, raportohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.