×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Musar, ushtarëve në KFOR: Kosova dhe BP, shumë të rëndësishme për Slloveninë

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Presidentja e Sllovenisë/Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes, Natasha Pirc Musar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash, vizituan pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura të Sllovenisë që veprojnë në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

    Krahas takimeve dhe bisedimeve me shtabin komandues të këtij operacioni, presidentja sllovene vizitën e shfrytëzoi edhe për t’u shoqëruar me pjesëtarë të FA të Sllovenisë para festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe festës kombëtare të Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit.

    Siç njofton presidenca sllovene, në bazën ushtarake “Film City” në Prishtinë, Pirc Musar u prit fillimisht nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

    Presidentja sllovene diskutoi për kontributin e vendit të saj në operacionin paqeruajtës në Kosovë, si dhe për detyrat operative, planet e ardhshme dhe situatën aktuale të sigurisë në rajon.

    Në vazhdim të vizitës ajo u takua edhe me komandantin e kontingjentit të 50-të slloven të FA të Sllovenisë në Kosovë, nënkolonelin Iztok Stavanja.

    Gjatë bisedimeve, siç thuhet në komunikatë, ajo u njoh me misionin dhe detyrat e kontingjentit dhe situatën në zonën e operacionit.

    “Kosova dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie të madhe strategjike për Slloveninë. Për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin, nevojitet mbështetje e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare, ku operacioni i KFOR-it është një nga shtyllat më të rëndësishme”, tha ajo, raporton Klankosova.tv.

    Me rastin e takimit me ushtarët sllovenë, presidentja sllovene theksoi se çdo ditë më shumë se 300 ushtarë sllovenë në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe gjetkë sigurojnë stabilitetin dhe respektin për të drejtën ndërkombëtare.

    “Kjo është një përgjegjësi që jo të gjithë janë në gjendje ta bëjnë. Si anëtarë të Forcave të Armatosura Sllovene, ju jeni një mbrojtës i multilateralizmit, një shtyllë paqeje dhe një gardian i palëkundur i njerëzimit në botë. Ushtarët nuk i nisin luftërat, por ato nisin nga politikanë të paarsyeshëm që nuk shkelin kurrë në vijën e parë të frontit ose në vijë të frontit”.

    “Më trishton shumë që shumë familje dhe fëmijë në mbarë botën do t’i kalojnë pushimet në rrënoja, varre ose në strehimore. Ju keni zgjedhur një profesion fisnik të bazuar në vlera të rëndësishme shoqërore, si respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, shoqëria, dashuria për atdheun, humanizmi, solidariteti. Ju i mbroni dhe i ushqeni këto vlera në një mjedis ndërkombëtar për më shumë se 25 vjet. Gjatë viteve, ju keni mbështetur institucionet dhe forcat e sigurisë në operacionet dhe misionet ndërkombëtare në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe keni ndihmuar popullatën vendase me projekte”, është shprehur Komandantja e Përgjithshme e FA të Sllovenisë, Natash Pirc Musar.

    Ajo theksoi gjithashtu se pjesëtarë të FA sllovene janë gjithmonë ata që me nder dhe përgjegjësi e veshin uniformën dhe bartin flamurin slloven në përputhje me betimin për mbrojtjen e atdheut.

    “Njerëzit kanë shumë besim tek ju sepse ne e dimë se ne gjithmonë mund të llogarisim tek ju. Unë jam kujdesur vazhdimisht që gjatë shërbimit tuaj jashtë vendit, të gëzoni besimin edhe të kolegëve tuaj ndërkombëtarë në KFOR dhe misione të tjera, si dhe të përfaqësuesve të komuniteteve lokale. Unë vetë marr shumë lavdërime nga bashkëbiseduesit e ndryshëm për punën tuaj. Gjithmonë i pranoj me krenari, duke e ditur se janë thënë sinqerisht”, shtoi ajo.

    Vizitën e saj në bazën ushtarake në Prishtinë ajo do ta përmbyll me pjesëmarrjen në një koncert të grupit muzikor të Forcave të Armatosura Sllovene “Naboj”, kushtuar ushtarëve në mision në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gresë Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që gjendet atje, Jakup Krasniqin. Gresa në vizitë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor në Vushtrri. I shoqëruar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njëherësh Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka reaguar pas kërcënimit ndaj kryetarit të AAK-së,...
    Të tjera
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Konjufca ka thënë se “ashtu si gjatë...
    Sport18 Dhjetor 2024
    Xavi Hernandez mund të bëhet me ekip të ri. Trajneri spanjoll u nda nga Barcelona gjatë verës që shkoi, ndërsa për momentin...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Bukuria femërore, u bë shkak i një përplasjeje mes Sarës dhe Xuxit. Kësisoj, Sara këmbëngulte se secila femër është e bukur në...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetaren e Federatës...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Rihanna ka marrë së fundmi një autograf epik nga këngëtarja Mariah Carey. Artistja dhe një grup i madh i njerëzve morën pjesë...
    Vip18 Dhjetor 2024
    Polemika mbi çështjen e grimit, patën sot Vullneti dhe Sara. Sipas Vullnetit make-up është intervenim mbi natyralitetin, transmeton klankosova.tv. Me këtë vlerësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.