×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja: Britania pranon propozimin për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammyt, i ka propozuar lidhjen e marrëveshjes për thellim strategjik të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.

    Ajo e vlerësoi faktin që ky propozim është mirëpritur nga Lammy dhe tha se ky hap do të kontribuojë jo vetëm në forcimin e sigurisë së Kosovës, por edhe në avancimin e industrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

    “Sot diskutuam për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur. Konsideroj se ka hapësirë të jashtëzakonshme për fuqizim të mëtutjeshëm të aleancës sonë dhe prezencë akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”, ka thënë Osmani në konferencën e përbashkët me Lammy

    Osmani më tej bëri të ditur se me Lammyn ka diskutuar edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    “Një aspiratë të vilën Britania e Madhe e ka mbështetur që nga fillimet e raporteve tona, siç ka qenë edhe mbështetja e fuqishme e Anglisë në Këshillin e Evropës”, u shpreh Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Organizatat e majta thonë se më shumë se 500,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për të protestuar në Uashington DC, Florida...
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Sport05 Prill 2025
    Elvis Rexhbeçaj tashmë është prej lojtarëve kryesorë te Kosova. Ndonëse nisi me ndeshje vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, 27-vjeçari është...
    Vip05 Prill 2025
    Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë....
    Vip05 Prill 2025
    Në këtë edicion të ‘Big Brother VIP Albania’ raporti i Gjestit dhe Eglit ka marrë gjithë vëmendjen. Me ulje dhe ngritje romanca...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.