Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po trajtohet në spital për COVID-19, ka thënë zëdhënësi i tij, ndërsa vendi regjistron një rritje rekord të infeksioneve të reja.
Zelensky konfirmoi të hënën se kishte marrë koronavirusin.
Zëdhënësi i tij tha se presidenti u vendos në spital të martën “sepse ka kushte më të mira për vetizolim dhe kujdes për pacientët me infeksion të koronavirusit”.
Zyra e presidentit thotë se Zelensky ka vazhduar të punojë ndërsa ishte në spital, duke përfshirë një takim telefonik me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton CNN.
Të enjten, Ukraina raportoi 11.057 raste të reja të koronavirusit – rritja më e madhe në një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave të qeverisë, tani ka 500,865 raste në total, dhe 9,145 vdekje në të gjithë Ukrainën.