×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore

    FrontOnline
    24 Nëntor 2024

    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73 dronët rusë të lëshuar gjatë natës në shumë rajone të vendit.

    “Sirenat a alarmit kanë ushtuar pothuajse çdo ditë në të gjithë Ukrainën këtë javë”, tha Presidenti Zelenskiy në rrjetin Telegram.

    Gjatë javës së kaluar Rusia përdori më shumë se 800 bomba ajrore, rreth 460 dronë sulmues dhe më shumë se 20 raketa të llojeve të ndryshme, tha zoti Zelenskiy.

    Ndërkohë, dy raketa ukrainase dhe 27 dronë u shkatërruan mbi rajonin Kursk të Rusisë, tha të dielën guvernatori i rajonit që kufizohet me Ukrainën.

    Ushtria ukrainase shkroi më pas në rrjetin Telegram se forcat e saj kishin shkatërruar në Kursk një sistem rus raketash kundërajrore të tipit S-400. Agjenica e lajmeve Reuters nuk mund ta konfirmonte në mënyrë të pavarur njoftimin.

    Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin rus të Kurskut, të cilin e pushtoi gjatë një sulmi të papritur në muajin gusht.

    Ndërkohë, hetuesit ukrainas po studiojnë mbetjet e një rakete të re balistike ruse me rreze të mesme veprimi që goditi qytetin e Dnipro të enjten, hera e parë që një armë kaq e fuqishme përdoret në luftë.

    Rusia thotë se raketa Oreshnik nuk mund të asgjësohet nga mbrojtja ajrore. Ukraina ka thënë se raketa arriti një shpejtësi maksimale prej më shumë se 13,000 kilometra në orë përpara se të godiste qytetin Dnipro të enjten.

    Presidenti ukrainas ka thënë se përdorimi i raketës përbën përshkallëzim të rëndë ndërsa u ka bërë thirrje aleatëve që të reagojnë. Kremlini ka thënë se goditi një objektiv ushtarak ukrainas në Dnipro në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj Rusisë me raketa amerikane dhe britanike./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Para anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, Mali i Zi do të duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me politikat e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Policia ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani disa ditë më parë pranë shkollës Fan Noli është i implikuar...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u kërkoi bashkatdhetarëve në Londër që ta votojnë atë në zgjedhjet e pranverës. Shefi i Partisë Socialiste...
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Nea Body Center ka bërë që banorët e shtëpisë më të famshme në vend, të përjetojnë magjinë e trajtimit të lëkurës. Megjithatë,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, i cili vdiq nga sëmundja e kancerit...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze....
    Lajme24 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan një shoferit i ka marrë lejen e vozitjes, i ka dhënë tri pikë negative, dhe e ka gjobitur me...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Policia ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani disa ditë më parë pranë shkollës Fan Noli është i implikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.