Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter.
Në urimin që i ka bërë Bidenit,Vuçiq ka përmendur bashkëpunimin me presidentin Trump, teksa shpreson për bashkëpunim të mirë edhe me presidentin e ardhshëm.
“Urime të sinqerta për Joe Biden, ju uroj qartësi në përballjen me sfidat eksiztuese për të mirën e SHBA-së dhe mbarë botës…Shpresoj që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, sikurse që kisha me Donald Trump, për çfarë i jam mirënjohës”, ka shkruar Vuçiq ndër të tjera.