Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka folur pas takimit që ka pasur dje me u.d të presidentit, Vjosa Osmani.
Sassoli me anë të një postimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që Kosova mbetet në rrugën e reformave, të cilat sipas tij sigurojnë një të ardhme më prosperuese.
Luftimi i krimit dhe korrupsionit sipas Sassolit do të afrojë Kosovën drejt BE-së.
“Faleminderit Vjosa Osmani për shkëmbimin interesant! I lumtur të shoh që Kosova mbetet në rrugën e reformave, të cilat do të çojnë drejt një të ardhme më prosperuese. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’iu afrojë me BE-në dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve. BE është këtu që t’iu mbështes”, ka shkruar ai.
Thanks @VjosaOsmaniMP for this interesting exchange! Glad to see that Kosovo remains on the path of reform, which will lead to a more prosperous future. Fighting crime and corruption will bring you closer to the EU and improve the lives of all citizens. The EU is here to support. https://t.co/YB6as2xVhm
— Roberta Metsola (@EP_President) January 13, 2021