×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Letonisë: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen – sa më herët, aq më mirë

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs tha se erdhi në Kosovë për disa arsye. E para tha se ka të bëjë me diskutimin bilateral që ai e pati në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për avansimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më tej ai përmendi diskutimin për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen që mund ta ofrojë Bashkimi Europian për Kosovën.

    Rinkēvičs tha se u diskutua edhe çështja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat tha se duhet të hiqen.

    “Po ashtu diskutuam për çështjen e heqjes së masave kufizuese që janë vendosur ndaj Kosovës dhe thashë që qëndrimi i vendit tim është që BE-ja duhet t’i heqë ato”, tha ai.

    Ai tha se “do të kthehem dhe të diskutojë me kolegët e mi për këtë, do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

    “Për këtë avokojmë në BE dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Bindja ime është se sa më herët që bëhet kjo, aq më mirë do të jetë”, tha Rinkēvičs.

    Presidenti letonez tha se një arsye tjetër pse ai është në Kosovë është edhe fakti se shteti i tij ka kontigjentin më të madh ushtarak që shërben në kuadër të KFOR-it. Tha se Letonia “është e interesuar për stabilitetin”.

    “Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe diskutuam gjegjësisht anëtarësimin në Këshillin e Europës. E keni mbështetjen tonë të plotë. Gjithmonë ju kemi mbështetur për anëtarësimin e plotë aty dhe besojmë që kjo mund ta hapë rrugën edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha ai.

    Ai tha se ka ende “shumë mundësi për t’i përmirësuar marrëdhëneit tregtare” ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, ndërsa përmendi edhe marrëdhëniet politike.

    Farmaceutika dhe teknologjia e informacionit, ai tha se janë dy sektorë ku mund të bashkëpunohet më shumë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në...
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Sot ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc të Klinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja armësh dhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve...
    Sport23 Mars 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të. Kryendeshja e kësaj fundjavë luhet mes...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Pas zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçan, numri i pacientëve kritikë që trajtohen brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut është në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Ambasada e SHBA-së në Shqipëri njoftoi se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia në Kaçanik ditën e djeshme në rrugën “Doganaj” gjatë kontrollit të një veture të tipit “Golf”, nën ulëset e pasme kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.