×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti i Iranit e refuzon publikisht thirrjen e Trumpit për bisedime bërthamore

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë publikisht mbajtjen e bisedimeve me Uashingtonin për programin bërthamor të Teheranit, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

    Më herët këtë muaj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, propozoi bisedime të drejtpërdrejta përmes një letre dërguar Teheranit.

    “Megjithëse mundësia e bisedimeve të drejtpërdrejta midis dy palëve është hedhur poshtë në këtë përgjigje, është theksuar se rruga për bisedime të tërthorta mbetet e hapur”, tha Pezeshkian në një komunikatë televizive më 30 mars, duke iu referuar letrës së Trumpit.

    Derisa zyrtarë të lartë iranianë kishin folur më parë kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, kjo është hera e parë që Irani e refuzon zyrtarisht thirrjen e SHBA-së për negociata.

    Prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij ka deklaruar vazhdimisht se Irani duhet të parandalohet nga sigurimi i armëve bërthamore dhe më herët s’e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të veprimeve ushtarake, nëse Irani shpërfill përpjekjet e Trumpit për bisedime.

    Deklaratat e Pezeshkian pritet t’i rrisin tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

    Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, por zyrtarët iranianë kanë kërcënuar gjithashtu se mund të vendosin të ndërtojnë armë bërthamore, mes përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe bombardimeve të rinovuara në Rripin e Gazës pas prishjes së armëpushimit në luftën e Izraelit kundër Hamasit.

    Hamasi – grupi palestinez i mbështetur nga Irani – është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Një raport i publikuar në shkurt nga agjencia bërthamore e OKB-së gjeti se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit pothuajse në nivel të armëve.

    Një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ia dorëzoi Teheranit letrën e Trumpit, duke propozuar bisedime bërthamore me Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por disa orë para mbërritjes së saj, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e kishte hedhur poshtë tashmë mundësinë e bisedimeve me administratën Trump.

    Komente të ngjashme u bënë nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, më 27 mars, kur ai tha se Teherani i kishte dërguar një përgjigje të shkruar zyrtare Trumpit përmes Omanit, duke deklaruar se Irani nuk do të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e Trumpit.

    Pezeshkian dha qëndrimin më të drejtpërdrejtë deri më tani se Teherani nuk pranon bisedimet e drejtpërdrejta, megjithëse ai la të hapur derën për bisedime të tërthorta me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për ndërtimin e besimit.

    “Ne nuk i shmangim bisedimet; është shkelja e premtimeve që ka shkaktuar probleme për ne deri tani”, tha Pezeshkian.

    “Ata duhet të tregojnë se mund të ndërtojnë besim”, shtoi ai, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

    Ekonomia e Iranit ka vuajtur nga sanksionet shumëvjeçare, veçanërisht pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja historike bërthamore me Iranin dhe riktheu sanksionet.

    Teherani po kërkon mënyra për t’i lehtësuar ose hequr plotësisht ato sanksione, por refuzimi publik i letrës së Trumpit mund të çojë në trysni të re nga Uashingtoni dhe fuqitë e tjera që janë të shqetësuara nga programi bërthamor i Iranit.

    Mund të vendosen edhe më shumë sanksione nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje.

    Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që pritet të skadojë zyrtarisht në tetor 2025, fuqitë botërore që janë ende pjesë e paktit kanë vetëm disa muaj kohë përpara se të humbasin aftësinë për t’i kthyer sanksionet e OKB-së ndaj Iranit./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    KEDS-i ka propozuar ngritjen e çmimit të rrymës për 15 %. Qeveria po e përkrah këtë rritje. Është paralajmëruar protestë për të...
    Lajme02 Prill 2025
    Pas kryetares së NDS’së, Emilija Rexhepi, kryeministri Kurti është takuar edhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. “Kryeministri...
    Lajme02 Prill 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë së partisë. “Ky takim vjen pas certifikimit...
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka folur mbi situatën aktuale lidhur me formimin e qeverisë dhe zhvillimet që pritet të ndodhin në seancën...
    Lajme02 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.