Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka takuar dje Kombëtaren e Francës para ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
I pari i Francës i ka motivuar “Gjelat”, derisa ka biseduar pak edhe me mesfushorin Ngolo Kante, shkruan FrontOnline.
Ai e ka quajtur Kanten shembull për të gjithë futbollistët, derisa e ka mbështetur atë për ta fituar “Topin e Artë”.
“Kante është lojtar i pabesueshëm. Ai përfaqëson njeriun e vlerave dhe besnikërisë. Një lojtar i madh, jemi me fat që ai luan për ne”, tha presidenti francez.
“Duke parë sezonin që ka bërë me Chelsean, mendoj që nuk do të ishte aspak një surprizë nëse ai do të fitonte ‘Topin e Artë’”, shtoi ai.
Macron nuk kurseu edhe batutat për Kanten teksa e pyeti nëse kishte tri mushkëri./FrontOnline/