Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj e ka shprehur admirimin e tij ndaj trajnerit Ismet Munishi.
Munishi që drejton Gjilanin duket se pëlqehet mjaft shumë nga i pari i klubit nga Drenasi, shkruan FrontOnline.
Në një postim të Munishit në “Facebook”, biznesmeni shqiptar dhe presidenti i “Niklit” i komentoi atij:
“Trajner ti je legjendë, po e di që je i cunguar në lirinë e të të menduarit, të gjithë po paguajmë për këtë regjim që na ka kaplosur. Mendojë se do të rregullohen gjërat. Ke përkrahjen time gjithmonë. Të përshëndes”./FrontOnline/