Kosova mbrëmë u mposhtë thellë në “Fadil Vokrri” nga Rumania.
Ndeshja përfundoi 3-0 në të mirë të mysafirëve, shkruan “Gazeta Express”.
Pas ndeshjes, reagoi edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli.
Murseli përmes një postimi në “Facebook”, ia rekomandoi Kosovës dy lojtarë të tij, Rron Brojën dhe Albert Dabiqajn.
Rron Broja ka luajtur edhe më herët me kombëtaren e Kosovës, por jo në ndeshje zyrtare.