×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Presidenti gjerman thotë se më e keqja e pandemisë ka kaluar

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Pandemia ka vendosur hije në zezë në festimet për Krishlindje në Gjermani, mirëpo pas të jetuarit me koronavirus për gati një vit, kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta do të bëhet më e mirë shumë shpejt, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

    “Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh”, ka thënë Steinmeier në fjalimin për Ditën e Krishtlindjes.

    “Mirëpo ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Ne po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi”, ka thënë ai, duke përmendur nisjen e fushatës së vaksinimit të dielën në Gjermani.

    Gjermanët kanë shënuar shumë tradita këtë vit nën masa të izolimit, duke nisur nga anulimi i tregjeve për Krishtlindje e deri të kufizimi i numrit për organizime me miqtë dhe familjen.

    Steinmeier, që është në krye të presidencës gjermane nga marsi i vitit 2017, e ka përshkruar krizën me koronavirus me pasoja shoqërore dhe personale.

    “Një virus i vogël ka mbajtur peng jetët tona dhe të menduarit, ka prishur planet dhe na ka shkatërruar ëndrrat”, ka thënë 64-vjeçari, duke shtuar se “pandemia na ka kujtuar sa të brishtë jemi ne njerëzit, dhe sa delikate është ajo që e quajmë ‘jetë normale’”.

    Ai ka shfrytëzuar mundësinë për të përmendur një pakicë gjermane që ka mbajtur protesta kundër kufizimeve për koronavirus dhe ka shpërndarë teori të pabazuara për origjinën e tij.

    Ai ka thënë se njerëzit që kanë mohuar rrezikun e virusit shpesh kanë fituar vëmendje “mirëpo të vetëdijshmit janë shumicë”.

    Dhe sipas tij, kjo gjë përbën lajm të mirë këtë vit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.