Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shaban Manaj, ka thënë se vendi duhet të zgjedh presidentin dhe se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për këtë çështje.
“Unë konsideroj se të gjitha forcat politike janë të obliguara të bisedojnë për këtë temë për të filluar procedurat e zgjedhjes së presidentit. Sepse në këtë periudhë çfarë ndodhet vendi me sfidat të cilat i kemi , konsideroj se duhet stabiliteti politikë”.
“LDK është në gjendje që në kapacitetin e saj që ka si parti e dyte në vend, të jep kontributin e sak që të bëjë një zgjidhje në këto momente. Zgjedhjet nuk janë zgjidhja për këtë moment. Ne mund të shkojmë në zgjedhje dhe ekziston mundësia që pas zgjedhjeve prapë nuk mund të arrijmë 80 vota për presidentin”.
“Andaj ne jemi të obliguar të ulemi dhe ta zgjedhim presidentin e Kosovës pasi në zgjedhje nuk mund të shkojmë tani”, ka thënë Manaj në Info Magazine, njofton Klan Kosova.