Ushtria azerbajxhanase ka çliruar 21 fshatra të tjerë dhe një vendbanim nga forcat armene, njoftoi të mërkurën presidenti Ilham Aliyev.
“Ushtria trime azerbajxhanase çliroi fshatrat Gecegozlu, Asagi Seyitahmetli dhe Zerger, i cili i përket Fuzulit, pastaj Belend, Papi, Tulus, Hajili dhe Tinli, që i përket Jabrayil. Rroftë ushtria azerbajxhanase! Karabaku është Azerbajxhan!”, shkroi Aliyev.
Në një postim tjetër në rrjetin social, Aliyev shkroi se vendbanimi i Minjivan në Zengilan dhe fshatrat Hurama, Humarli, Saril, Babayli, Ucuncu Agali, Hajalli, Girah Muslan, Udgun, Turabad, Muslan, Melikli, Jahangirbeyli dhe Baharli u çliruan.
Më 27 shtator, forcat armene filluan sulme të reja ndaj vendbanimeve dhe pozicioneve ushtarake në Azerbajxhan dhe ushtria azerbajxhanase u përgjigj me një operacion që synonte çlirimin e rajoneve të okupuara.
Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme Nago-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, bëjnë thirrje për tërheqjen e forcave armene pushtuese nga Nago-Karabak dhe shtatë rajone të tjera të okupuara azerbajxhanase.