Një sulm kibernetik ka ndodhur kundër republikanëve në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hakerat kanë arritur të grabisin 2.3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për të financuar fushatën e rizgjedhjes së presidentit Donald Trump.
Njoftimin e bëri kreu i partisë në këtë shtet, i cili shpjegoi se me 22 tetor ishte vënë re një ndërhyrje e dyshimtë. Ngjarja po hetohet nga FBI.
Republikanët ngrenë akuza duke pretenduar se grabitja i vendos ata në disavantazh financiar dhe se i pengon fushatën. Uiskonsin është një shtet mjaft i rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale.
Trump e fitoi atë me vetëm 23 mijë vota diferencë në 2016-ën. Këtë vit pasiguria është shtuar edhe për shkak të trazirave me sfond racor që u regjistruan këtë vit si shkak i dhunë policore ndaj një personi me ngjyrë./A2CNN