×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca thotë se kompania “Amazon” e ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe e ka vendosur në të gjitha platformat e saj

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kompania gjigante amerikane Amazon ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe e ka vendosur Kosovën në të gjitha platformat e saj.

    Sipas Presidencës, kjo vjen si rezultat i takimeve të mbajtura nga Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në SHBA gjatë muajit tetor të këtij viti.

    Njoftimi i plotë:

    Me angazhimin e Presidentes Osmani, Kosova njihet zyrtarisht nga kompania Amazon dhe vendoset në të gjitha platformat e saj

    Kosova është njohur zyrtarisht nga kompania Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e saj. Me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazon-it, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor të këtij viti, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të kompanisë Amazon në Washington D.C., SHBA.

    Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

    Prania në platformat Amazon, u mundëson individëve dhe bizneseve kosovare ta zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe t’i prezantojnë produktet vendore para një audience globale në amazon.com, duke nxitur rritjen ekonomike dhe inovacionin. Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë, si dhe përdorimin e shërbimeve si: Amazon Web Services (AWS), Amazon Alexa, etj.

    Ky zhvillim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës.

    Presidentja Osmani në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, po zhvillon takime të vazhdueshme edhe me platforma të tjera të rëndësishme digjitale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e sektorit të biznesit në vend dhe ekosistemit digjital në përgjithësi.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Lajme03 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat për kryeministër, ka përuruar sot dy qendra shëndetësore...
    Lajme03 Janar 2025
    Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është shqyrtuar këtë të premte kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest...
    Të tjera
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rashçe-Saraj të Maqedonisë së Veriut. Në rrethana ende të paqarta një automjet me pesë...
    Lajme03 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet nacionale të 9...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës nën masën...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.