Presidenca ka dalur me deklaratë lidhur me arsyet e takimit që sot Presidenti Hashim Thaçi pati me liderët e partive politike.
Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe zhvillimet e përgjithshme politike në vend, ishin disa nga temat për të cilat sot u zhvilluan takimet mes Presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK-së, Isa Mustafa e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe të tjerëve.
”Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.