×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimi i parë i Daut Haradinajt: 500 euro për çdo nënë që lind fëmijë

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Premtimi i parë i Daut Haradinajt si kandidat për Prishtinë: 500 euro për çdo nënë që lind fëmijë

    Daut Haradinaj i cili në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka nisur me premtimet e para.

    Premtimi i parë i Haradinajt ka qenë se do t’i ndihmojë me 500 euro nënat që lindin në komunën e Prishtinës.

    Ai ka thënë se lehonat në qeverisjen e tij do të shpërblehen me nga 500 euro.

    Lajmin për kandidaturën e Daut Haradinajt e kishte bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore. Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Sipas tij, qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

    Ndryshe, Daut Haradinaj më 15 mars ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur në takim homologun e tij nga Kosova, Ejup Maqedoncin, me të cilin tha...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ditën e hënëm Qeveria e Kosovë erdhi me një lajm të mirë për pensionistët. Këtë sihariq, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë operacionit të koduar “Pritja”, i cili u zhvillua në Prishtinë, Mitrovicë të Jugut dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gazetarë të Asociacionit Finlandez të Gazetarëve u pritën në takim nga anëtarja e bordit të AGK-së, Jehona Hulaj dhe Drejtorja Ekzekutive e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.