×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Premtimi i madh i Haradinajt: Asnjë pension nën 500 euro

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët kanë diskutuar për Programin zgjedhor 2025-2029 të koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët.

    Haradinaj tha se Gashit ia ka dorëzuar planin për rritjen e vlerës së pensionit bazë, për çka tha se mund të përballohet me buxhetin e shtetit. Paga minimale sipas tij, do të ngrihet në 500 euro dhe se pensioni i kontribut-paguesve nuk guxon të mbetet nën pagën minimale.

    Haradinaj ka sqaruar se do të bëhen ndryshime në Ligjin për skemat sociale, duke përfshirë edhe njohjen e përvojës së punës për të larguarit me dhunë nga vendet e punës në vitet e 90-ta.“Në projeksionet tona buxhetore për periudhën 2025-2028, me disiplinën e numrave kemi paraparë rritjen 50 për qind. Kalkulimet ia dorëzova edhe kryetarit, në bazë të buxhetit që është paraparë të gjitha skemat pensionale, jo vetëm kontribut-pagues.

    Ligji për kontribut paguesit ka paraparë 15 vite i cili në periudhë të afërt kohore pamundëson vazhdimin e kësaj skema, e prish këtë status. Pra na duhet një ndërhyrje një ndryshim në Ligj që të mos kushtëzohen me 15 viteshin”.“Në kalkulimet tona rritja bëhet për të gjitha skemat pensionale, shtohet obligimi buxhetor, mbërrin për gjithë skemat pensionale në 900 milionë, nga 608 milionë që është tash që është e përballueshëm për buxhetin e Kosovës.

    Njëkohësisht një rritje e vazhdueshëm ndër vite shkon në 10 për qind. Deri tani projeksion për pagën minimale është në 350 euro, në planin tonë paga minimale do të ngritet edhe për 150 euro, do të arrijë në 500. Dhe pension i kontribut paguesve nuk guxon me mbet nën pagën minimale”, ka thënë Haradinaj.

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka falënderuar Haradinajn që ka prezantuar para tyre perspektivën se si do të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

    “Ne i falënderojmë që kanë treguar senesë për të ma dëgjuar për problemet tona dhe me na prezantuar ato traste të perspektivës qysh kat do të kishin me zgjedh çështjen e pensionistëve”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Situata me energjinë elektrike në vend ka shkaktuar shumë telashe, si për ekonomitë familjare, ashtu edhe për bizneset. Me një situatë të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale bore, shiu dhe shqote....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.