Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Pas këtij takimi, kryetari i sindikatës Frashër Rrecaj ka thënë se kërkesa e tyre për marrjen e shtesave për punën e bërë në pandemi do të realizohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministrit na premtojë se kërkesa jonë do të realizohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që pritet të mbahet në fillim të këtij muaji. Kështu që ne do t’i ndërpresim protestat deri në realizimin e premtimit”, tha ai.