×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimet e parealizuara të kryeministrit Albin Kurti

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Në politikën kosovare, premtimet e dhëna nga politikanët janë bërë një praktikë e zakonshme, madje një traditë e pashkruar.

    Shumë herë, ato duket se janë thjesht mjete të përdorura për të fituar mbështetje në prag të zgjedhjeve, pa pasur një plan të qartë ose mundësi të realizimit të tyre. Në shumë raste, këto premtime janë shndërruar në mashtrime, duke e lënë popullatën të zhgënjyer dhe të dëshpëruar.

    Edhe pse shpesh premtimet duken të pa realizueshme që në fillim, ato vazhdojnë të jepen si një mjet për të arritur qëllimet afatshkurtra.

    Në krye të listës së politikanëve që kanë dhënë premtime  të pa realizuara, qëndron shefi i Qeverisë, Albin Kurti, i cili është kritikuar për disa nga premtimet që ai ka dhënë gjatë fushatave të tij.

     

    Albin Kurti – Premtoj, nuk e bëri, dështoj

     

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë shpesh deklarata të forta, që nga ato premtuese deri te ato ironizuese, të cilat kanë ngritur shumë reagime.

    Ndërkohë që disa nga këto fjalime janë përdorur për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë dhe institucionalë, shumë të tjera janë cilësuar si premtime të pambajtura, që kanë ngjallur dyshime për besueshmërinë e tij si lider.

    Forcmimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, zhvillimi ekonomik, politika e jashtme, energjia dhe ndjekja e përgjegjësisë për krimet e luftës të Serbisë në Kosovë, në praktikë nuk kanë ndodhur.

    Prej premtimeve të tij, ato më të mëdha për krijimin e vendeve të punës dhe avancimin e diplomacisë janë shoqëruar me mospërmbushje të pritshmërive, duke krijuar një hendek të thellë mes fjalëve dhe veprave të tij.

    Ky kontrast ka bërë që shumë qytetarë dhe analistë të ngritin pikëpyetje mbi seriozitetin dhe transparencën e qeverisjes së tij.

     

    Deklarata e Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

    Çfarë kishte thënë? Albin Kurti ka pasur qëndrim të ashpër ndaj krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e quajtur atë një “mini Republikë Serbe të Bosnës” dhe një rrezik për integritetin e Kosovës. Kurti ka thënë që nuk do të lejojë formimin e një organizate të tillë që mund të dëmtojë shtetin e Kosovës,

    Çfarë u bë? Albin Kurti ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit më 18 mars 2023, gjatë një raundi të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili u mbajt në Ohër, Maqedoni e Veriut.

    Njëra nga pikat e dokumentit të nënshkruar:

    Në këtë marrëveshje thuhej kështuMospërmendja e “njohjes” në dokument – Ky është një aspekt i rëndësishëm, pasi Marrëveshja e Ohrit nuk përfshin një njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës nga Serbia, por ajo e vendos një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo ka qenë një kërkesë e Serbisë, që ka kundërshtuar njohjen formale të Kosovës deri tani.

     

    Deklarata e Kurtit për punësim dhe rritje ekonomike

    Çfarë kishte thënë Albin Kurti? Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit
    Për të ndalur migrimin masiv, për të nxitur punësimin e për të rritur produktivitetin na duhet një program që nxit zhvillimin ekonomik, prandaj:

    Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë në tërësi me fokus të veçantë ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe industritë prodhuese. Ndërmarrësit i shohim si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik.

    Çfarë u bë?

    Vetëm gjatë katër viteve të Qeverisë Kurti nga Kosova janë larguar mbi 100 mijë qytetarë, referuar statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Nuk ka pasur investime kapitale.

    Nuk ka pasur vende të reja pune – përveç legalizimit të disa prej tyre

    Por cka  tha Kurti?

    “Jemi Qeveria e parë në Kosovën e pasluftës ku nuk ka pasë asnjë protestë të vetme në të cilën figuron parulla “Duam punë”. Duam paga më të larta – sigurisht. Kushte më të dinjitetshme të punës – padyshim, por “Duam punë” nuk ka më parulla.  Dhe kjo besoj që është pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës në 425 mijë nga 350 mijë sa ishin në pranverën e vitit 2021” kishte thënë Kurti.

    Deklarata e Kurtit për politikën e jashtme

    Çfarë ishte thënë? Kryeministri Albin Kurti kishte premtur avansim të diplomacisë kosovare por ndodhi e kundërta

    Çfarë u bë?

    Nuk kishte njohje

    Nuk kishte anëtarësime në organizata të rëndësishme

    Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

     

    Deklarata e Kurtit për energjinë

    Çfarë është thënë: Kurti ka premtuar përmirësime të mëdha në sektorin e energjisë dhe të energjisë së ripërtritshme.

    Do të arrijmë cakun prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga burimet e ripërtëritshme në bruto konsumin final të energjisë.

    Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri për të arritur komplementaritet në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike për të mundësuar një treg konkurrues, transparent, jo-diskriminues dhe i orientuar drejt konsumatorit.

    Çfarë u bë?

    Në fakt, nuk ka pasur përmirësim të gjendjes energjetike, ka pasur mungesë enorme të saj, vecmas ditëve të fundit.

     

    Deklarata e Kurtit për padi për gjenocid ndaj Serbisë

    Çfare kishin thënë? LVV dhe Albin Kurti patën premtuar se gjatë mandatit që e fituan me shumicë absolute do ta padisin Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998 – 1999.

    Çfarë u bë?

    Nuk ka pasur padi për gjenocid ndaj Serbisë, për këtë është rithemeluar e jo themeluar Instituti për Krime Lufte dhe është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka vizituar edhe fshatin Caravik të Klinës. Abdixhiku thotë se entuziazmi i qytetarëve që kanë takuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvertimet fetare që po ndodhin në Kosovë, nga myslimanë në katolikë. Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku një person humbi tragjikisht jetën pasi dyshohet se ka...
    Të tjera
    Vip04 Janar 2025
    Dita e sotme i ka gjetur banorët një një humor të mirë. Pasi shijuan nga një kafe ‘Prince Caffe’, banorët kënduan e...
    Lajme04 Janar 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka ushtarët amerikanë të tij kanë kryer sot patrullime edhe në këmbë në...
    Vip04 Janar 2025
    Pas një nate me surpriza, Drenusha sot nuk është zgjuar në gjendje emocionale të mirë. Ajo është parë duke qajtur, ndërkohë që...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq,...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Strellc të Deçanit, ku tha se “kujtuam me nder dhe krenari” jetën dhe...
    Lajme04 Janar 2025
    Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është votuar për decertifikimin e Agim Elezit, për kandidimin në zgjedhjet nacionale të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.