×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej sot paga minimale 350 €/ Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Në fund të muajit që lamë pas  Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rris pagën minimale në 350 euro bruto, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor.

    Kryeministri Albin Kurti me rastin e marrjes së këtij vendimi nga ekzekutivi i vendit ka njoftuar se kjo masë do të ndihmojë më shumë se 150 mijë të punësuar në vend.

    Mirëpo ky vendim nuk i preku  veteranët e luftës, të cilëve pensioni prej 170 eurove nuk po u duket i mjaftueshëm, me ç’rast kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre disa herë.

    Për FrontOnline lidhur me pensionet e ulëta të veteranëve dhe mos përfshirjen e tyre në ligjin e ngrijtes së pagës minimale janë deklaruar Xhavit Jashari nga OVL- UCK dhe Gazmend Syla kryetari i OVL-UÇK në Pejë dhe ish- drejtor i Zyrës për Çështjen e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së.

    Xhavit Jashari: Nëse nuk përfshihemi në rritjen e pagës minimale ne do të fillojmë me protesta

    Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari,  ka deklaruar për FrontOnline se nëse ndodh mos përfshirja në ligjin për pagën minimale kur ligji të hyjë në fuqi ata do të ndërmarrin masa dhe do fillojnë me protesta

    “Nëse nuk përfshihemi në rritjen e pagës minimale ne do të fillojmë me protesta dhe do të ndërmarrim masa normalisht”, tha Jashari për FrontOnline.

    Gazmend Syla: Qeveria “Kurti” u koordinua me Listën Serbe për t’i dëmtuar veteranët e UÇK-së

    Gazmend Syla, kryetari i OVL-UÇK në Pejë, ka deklaruar se kjo Qeveri që prej ardhjes së saj në pushtet, ka vazhduar “luftën” kundër kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Ai theksoi se është e vetmja Qeveri që nuk ka ndarë subvencione për shoqatat e luftës, që janë të nevojshme për funksionimin e tyre.

    “Kjo Qeveri prej që ka ardhur ne pushtet ka vazhduar ” luftën” kundër kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Është e vetmja qeveria Kurti që nuk ka nda subvencione për Shoqatat e dala nga Lufta , subvencione këto që duhen për funksionimin e këtyre shoqatave”, deklaroi Syla për FrontOnline.

    Sipas tij, koordinimi i deputetëve të VV dhe Listës Serbe për të përjashtuar veteranët nga rritja e pagës minimale është goditja më e madhe për luftëtarët e lirisë, duke e quajtur këtë qeveri antikombëtare

    “Koordinimi i deputetëve të VV-Lista Serbe për të përjashtuar Veteranët nga rritja e pagës minimale ka qenë goditja ma e madhe për luftëtaret e lirisë. Kjo qeveri me këtë qasje nuk mund të quhet ndryshe veç  se qeveria më antikombëtare që nga paslufta në Kosovë”, përfundoi Syla

    /FrontOnline/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.