Një burim i mirinformuar thotë se reperi Kanye West i kërkoi modeles Irina Shayk ta shoqëronte gjatë rrugës për në Paris, ku ata duhet të merrnin pjesë në shfaqjet e modës, por ajo nuk pranoi, transmeton FrontOnline.
“Ajo e pëlqen atë si një mik, por ajo nuk dëshiron ndonjë lidhje dashurie me të”, tha burimi, duke shtuar se Irina refuzoi udhëtimin për të shmangur titujt e rinj në lidhje me pretendimin e tyre të dashurisë.
“Ajo nuk dëshiron që emrat e tyre të shoqërohen si emra të dashuruarish dhe kjo patjetër do të ndodhte nëse ajo do të shfaqej me të në Paris”, thotë burimi.
Irina dhe Kanye u filmuan në qershor në Francë, më saktësisht në Provence. Atje, reperi festoi ditëlindjen e tij të 44-të. Burimi pretendon se ajo ishte atje vetëm si një shoqe, jo si një e dashur e re.
“Ajo shkoi në një festë ditëlindjeje si një mike dhe festoi me të dhe 50 njerëz të tjerë”, përfundoi burimi. Modelja dhe reperi njihen prej disa vitesh. Ata u takuan kur ajo u shfaq në videoklipin e tij për këngën ‘Power’ në vitin 2010./FrontOnline/