Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte pranuar të bashkëjetonte.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Graqanicë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Viktima ka deklaruar se i dashuri i saj, shtetas i huaj, e ka dhunuar seksualisht.
“Është raportuar se viktima femër kosovare pas pranimit të bashkëjetojë me të dyshuarin mashkull, shtetas i huaj, është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj”, bën të ditur policia.