Federata e Futbollit e Kosovës ditë më parë njoftoi stemën e shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.
Megjithatë, e njejta la shumë për të dëshiruar dhe kritikat ishin të shumta, raporton FrontOnline.
Ish-deputeti Fisnik Ismaili kishte dhënë një propozim për stemën e FFK-së, e cila ishte lavdëruar shumë.
Tani, Ismaili në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se propozimi i tij është pranuar.
Njoftimi i plotë i Ismailit në “Facebook”:
“Unë zakonisht nuk çohna kaq herët, por sot më çoi një thirrje që ma ndreqi ditën:
Me kërkesën edhe insistimin e lojtarëve, të cilët një pjesë të madhe të fajit për humbjet e fundit po ia lënë stemës së re, që ua ka ulë motivimin e frymëzimin për fitore, si dhe përkrahjen masive të tifozëve, FFK ka marrë vendim me e ba stemën e dizajnueme nga unë shenjë zyrtare të futbollit të Kosovës.
Kompensimin e ofruem prej 10,000 eurosh kam vendosë me e dhurue për krijimin e Shoqatës së Dizajnerëve të Kosovës, e cila qëllim primar ka me e pasë mbrojtjen e të drejtave dhe pronës intelektuale të këtyre profesionistëve.
Na priftë e mbara! ❤️⚽ Qetash live në Klan Kosova“.
Megjithatë, kjo duket se është një gënjeshtër për ditën e 1 prillit./FrontOnline/