Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë ku po diskutohet për personat me nevoja të veçanta.
I, pranishëm në këtë seancë është edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ani pse për këtë të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë thënë që nuk do të lejojnë pjesëmarrjen e tij në seanca, shkruan FrontOnline.
Arsyeja e kësaj ka qenë deklarata e Driton Selmanajt për të pagjeturit.
E, për pranimin e tij në seancën e Kuvendit ka reaguar deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet.
“Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, ka shkruar Bogujevci në Facebook./FrontOnline/
https://www.facebook.com/saranda.bogujevci/posts/10159301786902868