Nëntë zyrtarë kanë përfunduar të hënën në prangat e Policisë së Kosovës.
Ata, duke qenë anëtarë të Komisionit teknik, dyshohet se pranuan punimet të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, ani se punimet nuk u kryen sipas kontratës së fituar nga një kompani.
Prokuroria Themelore në Prishtinë dyshon se krejt anëtarët e grupit kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’, teksa i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300.00 euro.
Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.