×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozita shkel Kushtetutën me mospjesëmarrje në seanca

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Në ditët e fundit u mbajtën tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, për shkak të skandaleve që kanë prekur partinë në pushtet.

    Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në këto seanca, duke shkaktuar reagime të shumta, sidomos nga opozita.

    Sot, Instituti Kombëtar i Demokracisë (IKD) shprehu shqetësim të thellë për këtë bojkot, duke e cilësuar si kundër-kushtetues.

    IKD theksoi se pjesëmarrja aktive në debatet parlamentare është thelbësore për demokracinë dhe se bojkotet dëmtojnë integritetin e Kuvendit dhe injorojnë qytetarët.

    “Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. IKD konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik, deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim  të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së

    Opozita gjithashtu reagoi për këtë situatë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe diskutimeve parlamentare.

    Deputetja e LDK-së: Mospranimi në debatet e skandaleve tregon frikën e pushtetit të Lëvizje Vetëvendosje  për t’u përballur me pyetje dhe akuza

    Valentina Bunjaku-Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kritikoi ashpër  veprimin e Vetëvendosje për bojkotimin e seancave  duke e cilësuar mungesën e pjesëmarrjes si një shenjë të qartë të papërgjegjshmërisë nga ana e shumicës parlamentare.

    ‘’Shumica parlamentare dhe nga Vetëvendosje, po tregon mungesë të qartë të përgjegjshmërisë duke mos marrë pjesë në debatet për skandalet qeveritare, duke lënë në hije çështje të rëndësishme’’, tha Bunjaku-Rexhepi.

    Ajo theksoi se duke u larguar nga seancat, ata po kontribuojnë në errësimin e procesit të qeverisjes dhe po shmangin transparencën që qytetarët kërkojnë. Bunjaku-Rexhepi theksoi se mospranimi në debatet mbi skandalet tregon frikën e pushtetit për t’u përballur me pyetje dhe akuza të rëndësishme, duke lënë çështje thelbësore si korrupsioni dhe keqmenaxhimi të paadresuara.

    ‘’Duke u larguar nga seancat, ata po kontribuojnë në errësimin e procesit të qeverisjes dhe në mungesën e transparencës që kërkohet nga qytetarët. Mospranimi në debatet e skandaleve tregon frikën e pushtetit të LV-së për t’u përballur me pyetje dhe akuza, duke sugjeruar se ata nuk kanë argumente të forta për t’i mbrojtur veprimet e tyre’’, deklaroi deputetja për Front Online.

    Ajo gjithashtu nënvizoi se shumica po e kufizon diskutimin në tema të reja dhe po e lë opozitën pa mundësi për të shprehur shqetësimet e saj, madje pa siguruar as transmetimin e debatit nga media, si RTK-ja.

    ‘’ Mospranimi në debatet e skandaleve tregon frikën e pushtetit të LV-së për t’u përballur me pyetje dhe akuza, duke sugjeruar se ata nuk kanë argumente të forta për t’i mbrojtur veprimet e tyre. Shumica po përjashton mundësinë e një debati të ndershëm, duke e kufizuar diskutimin në tema të reja dhe duke e lënë opozitën pa mundësi për t’u shprehur, madje edhe pa transmetimin nga RTK-ja’’, potencoi Bunjaku-Rexhepi.

    Kjo, sipas saj, është një shkelje e parimeve demokratike që kërkojnë pjesëmarrje aktive të të gjithëve.

    ‘’ Të mos marrin pjesë në seanca është një shkelje e parimeve demokratike, që kërkojnë pjesëmarrje aktive te të gjithëve’’, tha deputetja.

    Bunjaku-Rexhepi përfundoi duke paralajmëruar se kjo sjellje do të ndikojë negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e qeverisë dhe në procesin politik në tërësi.

    Ajo e cilësoi këtë si arrogancë politike dhe shprehu besimin se qytetarët do ta ndëshkojnë Qeverinë Kurti në zgjedhjet e ardhshme për mos punë dhe korrupsion.

    ‘’Kjo sjellje ndikon negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e qeverisë dhe në procesin politik në tërësi, dhe shyqyr që më 9 shkurt, edhe do ta ndëshkojnë për mos punë, edhe për korrupsion, Qeverinë Kurti. Mos prania në debatet e skandaleve nënkupton që ata nuk janë të interesuar për shqetësimet e qytetarëve dhe për zgjidhjen e problemeve të tyre’’, përfundoi deputetja.

    Deputeti i PDK-së për mos pjesëmarrjen e pushtetit në seancat e jashtëzakonshme: Lëshim i papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese

    Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kritikoi ashpër mospranimin e deputetëve të Vetëvendosjes në seancat e jashtëzakonshme. Ai e cilësoi këtë si një lëshim të papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese

    ‘’Mospjesëmarrja e deputetëve të Vetëvendosjes në diskutimet për çështje të interesit publik, transparencës dhe keqpërdorimeve të mundshme mund të përshkruhet si një lëshim i papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese’’, tha Shabani për Front Online.

    Kjo sipas Shabanit  krijon  vakum në debatet për mbikëqyrjen e qeverisë dhe theksoi se kjo sjellje mund të perceptohet si shmangie e përgjegjësisë që dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e qeverisë.

    ‘’Kjo krijon vakum në debatet që janë thelbësore për mbikëqyrjen e qeverisë dhe mund të perceptohet si shmangie e përgjegjësisë ose mungesë vullneti për të adresuar çështje me rëndësi jetike për qytetarët’’, përfundoi deputeti.

    Kryetari i AKR-së: Pa pergjegjesi e madhe ndaj obligimeve ndaj shtetit

    Në të njëjtën linjë, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ketë veprim e cilësoi si një përgjegjësi të madhe ndaj obligimeve të shtetit dhe qytetarëve, të cilët i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar

    ‘’Pa pergjegjesi e madhe ndaj obligimeve ndaj shtetit dhe qytetareve te Kosovës të cilët e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar ata’’, tha Pacolli për Front Online.

    Deputetja e AAK-së: Fytyra e vërtetë e “Vetëvendosjes” është mashtrimi i nivelit të lartë

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi  ka deklaruar se pas mungesës së pozitës në tri seanca të jashtëzakonshme, qytetarët e kanë kuptuar se kush është Lëvizja “Vetëvendosje”.

    Bytyqi thotë se pushteti aktual është arrogantë dhe jo serioz për tema jetike të vendit.

    “Mospjesëmarrja e tyre tregon se sa jo seriozisht e marrin Kuvendin, sidomos kur kemi të bëjmë me tema jetike për vendin. Kjo gjë i dëmton vetëm ata pasi populli është t’u e pa se kush është Lëvizja Vetëvendosje, çfarë qasje ka ky pushtet, sa arrogantë janë”, u shpreh Bytyqi.

    Deputetja Bytyqi thekson se mos prezenca e mazhorancës në Kuvend, tregon që janë të paaftë për llogaridhënie.

    “Mospjesëmarrja e tyre e vërteton se ata janë të paaftë të argumentojnë, ikin nga llogaridhënia e përgjegjësia. Po ju dalin çdo ditë skandalet, po u del fytyra e vërtetë dhe më në fund po kuptohet kush është Lëvizja Vetëvendosje, mashtrues të nivelit më të lartë”, thotë Bytyqi për “Front Online”.

    / Front Online /

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas raportit të sotëm të Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit...
    Lajme17 Tetor 2024
    Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kritikoi ashpër mospranimin e deputetëve të Vetëvendosjes në seancat e jashtëzakonshme. Ai e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Gjykata Supreme pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatës Themeloren në Prishtinë “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se raporti i Bankës Botërore me një grafikë e demanton “narrativën propagandistike” të qeverisë për rritje...
    Lajme17 Tetor 2024
    Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë të ditur se sot ka qenë në vizitë në Beograd. Ziadeh atje është...
    Lajme17 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi sipas një raporti të Bankës Botërore në Kosovë janë të punësuar vetëm 37 për...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja mund të “nxjerrë mësime” nga një politikë e kontestuar italiane...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.