×
  • Lajme
  • Lajme

    Pozhari për përplasjet Presidencë-Qeveri: Presidentes nuk i ka mbetur shumë mandat, kundërshtimet e tilla të pritshme

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, , për FrontOnline ka komentuar marrëdhëniet e fundit mes Presidencës së Kosovës dhe ministrit të financave, Hekuran Muratit, mbi diskutimet publike për heqjen e tarifës prej 10% të produkteve amerikane nga Kosova.

    Sipas Pozharit, replikat mes tyre i sheh më shumë si një keqkuptim, për cilat thotë se nuk është dashur të manifestohen në publik.

    ‘’Ka qenë një keqkuptim ndërinstitucional i cili jo domosdoshmërish është dashur të manifestohet edhe në publik, ngase bëhet fjalë për një temë që është në interes të madh të shtetit tonë’’, tha ai.

    Ai thotë se të dyja palët ndajnë të njëjtën mendim sa i përket heqjes së kësaj tarife.

     ‘’Me sa e kuptoj të dyja palët e kanë të njëjtin mendim, por pse është kriju ky rivalitet, në opinion kjo është çështje që ju takon atyre’’ shton  ai.

    Më tej, analisti politik ka komentuar edhe heshtjen e deputetëve të Listës GUXO, dikur ish-bashkë partiak të Presidentes Vjosa Osmani.

    ‘’Ndërkaq për heshtjen e deputetëve të GUXO, mendoj se kjo parti funksionon në bazë të vendimeve që i merr dhe jo domosdoshmërish duhet të del në favor të njërës palë apo tjetrës. Kanë preferuar neutralitetin. Edhe pse mandati i presidentes nuk ka mbete shume gjatë këto tema janë të pritshme’’ tha ai.

    Tarifa që goditi raportet Kurti-Osmani

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.