Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, sot (e mërkurë) u tha se u arrestua në Prishtinë.
Megjithëse, në një prononcim nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, u mësua se ishte shoqëruar për në polici por që u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.
Ajo tutje bëri një reagim në rrjete sociale duke thënë se është në lokal, meqenëse prej kohësh zotëron një biznes.
E njëjta ka publikuar një fotografi tjetër së fundmi, ku shfaqet provokuese nga vaska.
Ajo ka kritikuar mediat për shkrimet që janë bërë rreth saj teksa mes tjerash ka shtuar: “Energji pozitive po më dhuroni, ju dua shumë”.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Fjolla u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Ajo asokohe ishte së bashku me Fisnik Sylën, me të cilin u nda gjatë këtij viti.
View this post on Instagram