Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë aktive nga gjykata.
Ndërsa, pak orë përpara se të ndalohej, në pikën kufitare në Vermicë, ai është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi atje disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani.
Madje, postimi i fundit i reperit në rrjete sociale ka qenë momenti kur po priste që avioni të ngrihej në fluturim.