Analistët parashohin se brenda gjashtë muajve do të ketë zgjedhje të reja.
Kishte edhe pak muaj që ta përfundonte mandatin si president.
Por, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi që ndaj tij u konfirmua një aktakzuë nga Gjykata Speciale.
Kështu, vendin e tij por në pozitën e ushtrueses së detyrës e mori Vjosa Osamni.
Por duket se do të jetë pikërisht pozita e presidentit është ajo e cila mund ta dërgoj vendin në zgjedhje.
Krejt kjo për shkak të mospajtimeve mes partive politike për këtë çështje.
Madje, ishte edhe vet kryeministri Avdullah Hoti, që tha se nëse subjektet politike nuk merren vesh për presidentin, duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve.
Si të vështirë daljen nga kjo situatë e sheh edhe analist Faton Avdullahu.
Sipas tij gjithçka ngatërrohet për shkak të interesave politike.
Avdullahu shton se klasa politike në Kosovë, bënë mirë ta shmang një gjë.
Ndërsa, Emir Abrashi parasheh tre skenarë në këtë situatë.
Abrashi shton se vendi mund të shkoj në zgjedhje brenda gjashtë muajsh.
Mandatin e ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani mund ta ushtrojë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.