×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës shlyen borxhin 1.6 milion euro ndaj ATK-së

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Menaxhmenti i Postës së Kosovës njofton se ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim të borxheve prej 1.6 milion euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

    “Me përmbushjen e parakohshme të obligimeve ndaj ATK-së, Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka  arritur sukses për të shmangur gjobën prej afro 130 mijë euro, që do ta dëmtonte dukshëm Postën e Kosovës në këtë kohë krize.  Ky borxh ndaj ATK-së është grumbulluar nga viti 2018 deri më 2020, kur Posta udhëhiqej nga kryeshefa të tjerë ekzekutiv dhe borde të tjera të drejtorëve, në kushte të operimit normal, por që ishte grumbulluar dhe bartur vit pas viti duke u bërë barrë e rëndë për Postën, në kohën më të vështirë të pandemisë”, thuhet në komunikatë.

    Kryeshefi Ekzekutiv Xhevdet Smakiqi për këtë sukses të arritur, sot e ka njoftuar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve, në mbledhjen e mbajtur, ndërsa ka falënderuar për kontributin e tij, u.d ZKFTH, Enver Govori dhe secilin anëtar të menaxhmentit.

    Gjithashtu, Kryeshefi Ekzekutiv ka falënderuar Bordin e Përkohshëm për mbështetje, si dhe të  gjithë punonjësit të cilët kanë duruar edhe vonesat e pagave në dobi dhe interes të stabilizimit financiar të Postës së Kosovës.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim “të zjarrtë” në Kuvendin...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.