×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës nderon të pagjeturit me pullë postare

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Posta e Kosovës, njofton se përmes Filatelisë, ka emetuar sot një edicion të pullës postare, kushtuar Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.

    Në njoftim thuhet se ky emetim nderon kujtimin e mijëra qytetarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe përçon mesazhin e kujtesës kolektive, dhimbjes së përbashkët dhe përkushtimit të pandërprerë për zbardhjen e fatit të tyre.

    Përmes këtij edicioni, Posta e Kosovës shpreh solidaritet me familjet që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë, duke mbështetur të drejtën e tyre themelore për të ditur fatin e më të dashurve.

    Emetimi përfshin një pullë postare dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

    “Si bartëse e historisë dhe e kujtesës sonë kolektive, pulla postare këtë herë ngre zërin për drejtësi – një zë që mbetet i gjallë dhe i patjetërsueshëm në ndërgjegjen tonë shoqërore”, thuhet në njoftimin e Postës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    KEK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në funksion sot në mëngjes,...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonelin...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Pejë, gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Deri më sot, policia ka arrestuar 61...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Lajme30 Maj 2025
    Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës....
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.