×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës lëshon pullë postare dedikuar 80-vjetorit të Radio Prishtinës

    FrontOnline
    05 Shkurt 2025

    Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar sot një emision të veçantë pullash postare në nder të 80-vjetorit të Radio Prishtinës, mediumit të parë radiofonik në Kosovë.

    Në kumtesën për media bëhet e ditur se kjo pullë përkujton transmetimin e parë në Prizren më 1945, i cili, me kalimin e kohës, evoluoi në një institucion kyç të informacionit dhe kulturës në vend.

    “Pas disa vitesh, Radio Prishtina u zhvendos në kryeqytet, duke u bërë qendra kryesore e transmetimeve radiofonike. Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës më 1974, ajo u integrua në një dritare të re informative dhe kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave vendore. Për dekada, ky medium ka qenë simbol i profesionalizmit dhe rezistencës kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse me botën”.

    “Ky jubile është një moment reflektimi mbi kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe teknikëve që ndërtuan një trashëgimi të pasur mediatike”, theksohet në kumtesën për media.

    Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët të blejnë këtë pullë speciale, e cila, siç theksohet, përjetëson historinë dhe rëndësinë e Radio Prishtinës në zhvillimin e komunikimit dhe kulturës në Kosovë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Ekonomisti, Jakup Bellaqa thekson se rritja prej 16.1% e çmimit të energjisë këtë muaj po ndikon në ekonominë e Kosovës, duke rritur...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri në...
    Lajme29 Maj 2025
    Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për tregun e...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë patrullimet rutinë në të gjithë territorin e...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se koha e barrikadave ka kaluar dhe nuk do të lejojnë të vendosen...
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen prej 16.1% të çmimit të...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Sipas...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.