U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushin nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë, ndërmjet Postës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, si dhe u zotuan të dyja palët që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellët.
Në fund, U.D. Kryeshefi Ekzektutiv, në shenjë mirënjohje z. Muhedin Nushi i dorëzoi bllokun filatelik dhe pllaketin me pullën postare me imazhin e personalitetit të shquar shqiptar, akademikut Pajazit Nushi, ndërsa i dorëzoi edhe Mirënjohjen postmortum të koleges tonë të ndjerë, motrës së tij, Leonora Nushi, për kontributin e saj sa ishte punonjëse e Postës së Kosovës.